Transmetuar më 31-12-2022, 18:39

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka pritur në zyrën e tij serbin Nikola Nedeljkoviç, i cili u lirua pas gjashtë muajsh burg në Prishtinë.

Ai u dënua nga drejtësia në Kosovë pasi gjatë një tubimi në Gazimestan lëshoi thirrje që nxisnin dhunë ndaj shqiptarëve, por Vuçiç e shpërbleu me një vend pune.

Ai i ofroi dy opsione: Angazhim vullnetar në Zyrën për Kosovën në qeverinë e Serbisë dhe një post në Ministrinë e Shkencës, Teknologjisë dhe Zhvillimit. Nedeljkoviç zgjodhi të parën.

“Vritini shqiptarët”, ishte thirrja që doli nga goja e Nedeljkoviç, që u prangos më pas. 20-vjeçari u dënua me 8 muaj burg pasi u shpall fajtor për akuzën e “nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës etnike”, por Apeli ia uli zbriti dënimin me dy muaj.