Transmetuar më 02-01-2023, 09:01

SPANJE – Georgina Rodríguez dhe Cristiano Ronaldo janë një nga çiftet më solide në botën e futbollit. Megjithatë, çifti mund të kalojë një krizë . Kështu e kanë shpjeguar këtë të dielë në ‘Socialité’, një program që i ka bërë jehonë disa lajmeve të publikuara nga shtypi latino-amerikan, të cilat sugjerojnë se çifti nuk do të kalonte momentin më të mirë.

Ka pasur shumë spekulime për këtë lidhje, por nëse ka diçka që ka ndezur thashethemet për një krizë të mundshme, është video që modelja ka shpërndarë pak ditë më pare, duke i dhënë partnerit të saj dhuratën e Krishtlindjes, një Rolls Royce shumë të shtrenjtë. Po përtej makinës, ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë kimia e vogël në dukje mes çiftit.

“Atje, në Amerikën Latine, flitet se çifti mund të jetë ende bashkë, sepse lidhja e tyre është e kushtëzuar me kontrata të mëdha reklamimi, edhe një jetë shumë komode”, shpjegoi Laura Roigé në programin ‘Telecinco’.

Në ‘Socialité’ veç kësaj, videon e dhuratës së Krishtlindjes e kanë krahasuar me videon e shkurtit të kaluar, në të cilën Georgina i ka dhuruar një tjetër makinë Cristianos për ditëlindjen e tij. Ndërsa në klipin e fundit çifti pothuajse nuk e shikon njëri-tjetrin, në videon e gati një viti më parë, ata shkëmbejnë shfaqje të vazhdueshme dashurie

Por, cila do të ishte arsyeja e kësaj krize të supozuar? E vërteta është se Georgina dhe Cristiano kanë pasur një vit të vështirë në planin personal, por do të kishte qenë karriera profesionale e futbollistit, ajo që mund të kishte sjellë ndikimin e saj në marrëdhënie. “Futbollisti nuk po kalon një moment të mirë profesional”,- kujtuan ata në program.

Veç kësaj, gazetari Gonzalo Vázquez ka shkuar më tej. “Zhgënjimi i fundit i lojtarit në Kupën e Botës në Katar me ekipin portugez, mund të ketë shkaktuar një krizë edhe te dasma që ata kishin planifikuar për të bërë",- tha ai, duke vënë në dukje se mund të mos shohim më dasmën e shumëpritur.