Transmetuar më 03-01-2023, 08:24

GJERMANI- Fitoi 1 milion euro në llotari, por nuk u paraqit që t’i marrë.

Një shtetas gjerman fitoi 1 milion euro në lotarinë “6 nga 49” në dhjetor 2019. Shumë me fat, por mëkat pasi ai nuk u paraqit kurrë për të marrë çmimin. Dhe tashmë afati kohor ka skaduar për të pasur mundësinë e marrjes së çmimit.

Bileta ishte shitur në rajonin e Saksonia-Anhalt. Organizatorët e lojës thanë se tashmë ka kaluar mandati maksimal 3-vjeçar që e kishte lënë të paprekur çmimin deri në orën 23.59 të 31 dhjetorit 2022.

“Shpresonim që dikush të vinte. Fatkeqësisht, nuk pati një fund të lumtur,” komentoi CEO i Lotto-s gjermane, Stefan Ebert. Ai shtoi se tani çdo fitim i pambledhur do të shpërndahet në hedhjen speciale të shorteve në lotari mbarë vendin.