Transmetuar më 03-01-2023, 09:35

Prizren- Personi në foto është Dibran Hoxhaj, pronar i lokalit ‘Cobra City’. Një konflikt ndodhur mes tij dhe 3 të rinjve nga Kukësi ka përfunduar në të shtëna me armë. Për pasojë ka mbetur i vdekur 31-vjeçari, Visart Cengu nga Kukësi dhe u plagos Rufgen Shehu.

Ai bashkë me 2 shokët e tij, Arben Basha dhe Rufgen Shehu, 27 vjeç janë konfliktuar me grushte me Dibran Hoxhën, pronari i lokalit të natës ‘Kobra’ në Prizren, ku janë qëlluar me armë zjarri kur po largoheshin me automjet. I plagosur mbeti Rufgen Shehu. Të rinjtë nga Kukësi nuk ishin të armatosur.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në dalje të Prizrenit. Pasi u plagosën, 3 të rinjtë janë nisur drejt pikës kufitare të Morinës ku rreth orës 04:25 të mëngjesit treguan se si ndodhi ngjarja dhe u nisën me urgjencë drejt spitalit të Kukësit, por Cengu ndërroi jetë rrugës. Ndërsa 27-vjeçari, pas ndihmës së parë mjekësore në urgjencën e Kukësit është transportuar në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Ndërkohë Hoxha po merret në pyetje nga policia në Kosovë.

Në lidhje me ngjarjen është komunikuar me Policinë kosovare dhe vijon shkëmbimi i informacionit. Grupi hetimor vijon veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kush është autori?

Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si ‘Cobra’ ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike jashtë lokalit të tij në Prizren. Ai është personazh i njohur në rrjete sociale ku tregon jetën e tij të luksit me veshje të shtrenjta dhe makina luksoze ndërsa ‘identifikohet’ nga varësja me pllakë floriri.