Transmetuar më 03-01-2023, 13:07

MEKSIKE – Bëhet bujë e madhe rrahja publike mes Presidentit të UFC dhe bashkëshortes së tij në një klub nate.

Dana White, presidenti i UFC-së, ka kërkuar falje që i dha një shuplakë gruas së tij Anne White, gjatë një debati që të dy patën gjatë festës së Vitit të Ri në zonën VIP të Squid Roe në Cabo San Lucas në Meksikë.

“Ju më keni dëgjuar të them prej vitesh: “Nuk ka kurrë një justifikim që një burrë të vendosë duart mbi një grua” dhe tani ja ku jam në TMZ duke folur për këtë”,- është shprehur për TMZ Sports, Dana White, i cili është martuar me Anne prej 26 vitesh.

Presidenti i UFC-së e quajti sulmin e dyfishtë një incident "të tmerrshëm" dhe pranoi se "më vjen turp!". "Njerëzit do të kenë mendimet e tyre për këtë dhe ato mendime do të ishin të sakta, veçanërisht në rastin tim. Nuk duhet të vendosni kurrë dorën mbi një grua,"- tha Danna White.

Anne White nga ana e saj shpjegoi, se "asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë. Fatkeqësisht, të dy kishim pirë shumë në festën e Vitit të Ri dhe gjërat dolën jashtë kontrollit, nga të dyja palët. Ne folëm për këtë si familje dhe i kërkuam falje njëri-tjetrit," tha gruaja e Dana White.