Transmetuar më 03-01-2023, 13:58

Pronari i klubit të natës Dibran Hoxhaj është arrestuar mëngjesin e sotëm pas vrasjes së 31-vjeçarit Visar Cengu si dhe plagosjes së 27-vjeçarit Rufgen Shehu. Hoxhaj është shoqëruar në polici dhe po merretnë pyetje në lidhje me ngjarjen.

Po ashtu në polici janë shoqëruar dhe klientët si dhe stafi i klubit të natës ‘Kobra City’ ku dhe ndodhi sherri që agravoi më pas në vrasje. Ndërsa Arben Basha ka arritur që të mbrohet dhe të mos plagoset.

Fillimisht tre shqiptarët nga Kukësi kanë nisur sherrin me grushte dhe sende të forta në klub, për motive të dobta.

Por në momentin që po largoheshin, pronari i klubit Dibran Hoxhaj, i ka qëlluar me armë, duke plagosur dy prej tyre. Rrugës për në spitalin e Kukësit, 31-vjeçari i plagosur Visar Cengu ka humbur jetën, ndërsa i plagosuri tjetër Rufgen Shehu ndodhet në spital.