Transmetuar më 04-01-2023, 10:51

KOSOVË- Një qytetar në Mitrovicën e Veriut është sumuar teksa udhëtonte me mjetin e tij. Lajmin e ka bërë me dije vetë qytetari Dilje Radovic, përmes një statusi në rrjetet sociale. Në postim, ai akuzon Milan Radoiçiç për ktë sulm. Ai bën me dije gjithashtu se në momentin që i është sulmuar makina, ka pasur dhe fëmijë brenda.

“Falë mbretit Milan [Radoiçiç] dhe idiotëve të tjerë, ata qëllojnë edhe kur fëmijët janë brenda në veturë”, shkruan Radoviç.

Postimi Kjo nuk është hera e parë që veturat e qytetarëve janë sulmuar. Situatat të tilla kanë ndodhur shumë shpesh pas rritjes së tensioneve mes Kosovës e Serbisë me vendosjen e barrikadave. Për momentin situata është e qetë pasi barrikadat janë larguar.