Transmetuar më 06-01-2023, 15:23

TIRANË- Drejtori i Institutit të Sigurimeve, Astrit Hado ka deklaruar se pensionistët nuk kanë pse të krijojnë radhë për të tërhequr shpërblimet e fundvitit, pasi nuk iu skadon. Në një prononcim televiziv, Hado tha se pensionistët do të kenë kohë tre vite për ta tërheuqr. Radha, sipas tij është krijuar edhe për shkak të ndërrimit të ambienteve t njërës prej postave.

“Është vendim i postës, ata pretendojnë që situata do të përmirësohet në vijim, pasi ambientet e reja janë më të përshtatshme dhe do t’u shërbehet më mirë qytetarëve. Besojmë se nuk do të ketë më probleme me radhën. Nuk ka arsye se të ketë radhë për pensionet në postë. Pensionistët nuk kanë arsye të grumbullohen në një orar të caktuar, por mund të shkojnë ta marrin në çdo orar. Ne kemi gjeneruar pagesën e shpërblimit prej 8 mijë lekësh, dhe do ta marrë ditën që do të përheqin pensionin. Madje edhe nëse nuk e kanë marrë bonusin e muajit dhjetor prej 5 mijë lekësh, sërish kanë të drejtë ta marrin kur të tërheqin pensionin. Për tre vjet nuk u humbet e drejta për tërheqjen e bonusit,”- tha ai.

Posta te ‘Shkolla e Bashkuar’ është mbyllur, duke detyruar qytetarët e pensionistët e kësaj zone të gjejnë pika të tjerë ku të kryejnë shërbimet. Ata kanë pritur në radhë pranë postës së Alliasit dhe janë shprehur të revoltuar.