Transmetuar më 06-01-2023, 18:58

KOSOVË- ‘Nuk i di detajet, jam në shok. E di vetëm se mbi fëmijët tanë është qëlluar me armë zjarri’- tha mes lotëve për Kosova Online, Zorica Stojanoviç, nëna e Stefanos 11-vjeçar, derisa priste që mjekët t’i tregonin se si është fëmija i saj.

Zorica, tregon se ajo e ka marrë vesh nga njerëzit atë që ndodhi, raporton ‘Kurir.rs’.

“Çfarë faji kanë fëmijët”, thotë mes lotësh Zorica.

Pas plagosjes, Stefan Stojaonovic dhe Millosh Stojkovicit, morën ndihmë mjekësore në spitalin më të afërt e më pas janë dërguar në repartin e kirurgjisë në Graçanicë.

“Djali i vogël është qëlluar në pjesën e sipërme të krahut, shpresojmë që lëndimi të mos jetë i rëndë, prandaj po i dërgojmë në Graçanicë, sepse plumbi ka mbetur në dorë, djali tjetër është goditur në krah, po ashtu ka pasur ka mbetur një plumb, po i dërgojmë në Kirurgji Fëmijët janë nën stres, të shohim çfarë do të ndodhë”, tha mjeku në ambulancën ku po trajtoheshin fëmijët.

Dy djem serbë, kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11-vjeç dhe Millosh Stojanoviç 21-vjeç, u plagosën sot në Gotovushë afër Shtërpcës.