Transmetuar më 07-01-2023, 23:27

HOUSTON- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Houston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një klient ka qëlluar për vdekje një person që po grabiste klientët në një restorant. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, pas ekzekutimit të grabitësit, klienti u ka kthyer lekët e vjedhura klientëve të tjerë dhe është zhdukur.

Pedro Lopez, pronari i biznesit, tha se ai dhe punonjësit e tij janë ende në shok. Në videon e vëzhgimit të siguruar nga ABC13, mund të shihni momentin kur disa klientë bien në dysheme, pak pasi grabitësi bërtet dhe tund atë që duket të jetë një armë. Policia tha se ai ishte një burrë rreth të 20-ave, por identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur. Në të njëjtën kohë, ndaj klientit, i cili është në kërkim, nuk është ngritur asnjë akuzë.