Transmetuar më 09-01-2023, 08:04

Për ditën e Hënë moti nis i kthjellët dhe shtim vranësirash deri të dendura duke filluar nga orët e mesditës.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar ndërsa në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në relievet malore reshje dëbore.

Po ashtu edhe dita e Martë parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura e reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave ndërsa në relievet malore përsëri reshje dëbore.