Transmetuar më 09-01-2023, 14:47

Tiranë- KQZ ka caktuar partitë që kanë të drejtë të propozojnë komisionet për zgjedhjet vendore duke vendosur si të tillë Partinë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Ngërçi i krijuar nga gjykata e cila nuk ka ende një vendim për kryetarin, ka bërë që KQZ të vijojë punën me vendimet e vjetra, duke mos u përfshirë në debatin e brendshëm të partisë më të madhe të opozitës duke i njohur Partisë Demokratike zyrtare të drejtën për të propozuar dy komisionet e saj.

Përfaqësuesit ligjor të Berishës munguan në mbledhje ndërkohë qe u shfaq vetëm juristi që përfaqëson zyrtarisht Partinë Demokratike në institucionin e KQZ Indrit Sefa, që mbron edhe juridikisht grupimin e Alibeajt jo vetëm në gjykatë por edhe në institucione.