Transmetuar më 10-01-2023, 18:43

TIRANË- Një berber i njohur nga Kosova me emrin Riza Bajrami,pohoi se do kishte shumë dëshirë që të kishte klient, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Bajrami u shpreh se nëse do t’i duhej të refuzonte një klient, do të ishte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

“I vetmi njeri që më pëlqen që t’ia pres flokët është Sali Berisha, nuk do e kisha refuzuar. Nuk kam dikë, a duhet të jetë politikan? Erion Veliajt nuk do t’ia kisha prerë flokët, të gjithë të tjerëve do u a kisha prerë,”- theksoi ai.