Transmetuar më 11-01-2023, 21:41

Taiwan- Pasagjerët e një avioni që ishte nisur për në Singapor kanë përjetuar momente kaosi, pasi karikusi i një celulari mori flakë.

Mësohet se ngjarja ndodhi pak minuta para se avioni të ngrihej nga toka, në rrethana ende të paqarta.

Menjëherë kabina e avionit është mbushur me tym, ndërsa stjuardesat, siç shihet në videon përkatëse, përpiqen të mbajnë pasagjerët larg panikut. Tymi përfshiu gjithë kabinën dhe çoi në evakuimin e avionit me 189 pasagjerë dhe ekuipazh.

Avioni do të nisej nga Aeroporti Ndërkombëtar Taoyuan në Tajvan rreth orës 19:35 me kohën lokale.

Dy persona në bordin e avionit TR993 u plagosën dhe pësuan djegie të lehta, por të gjithë pasagjerët e tjerë shpëtuan shëndoshë e mirë dhe të padëmtuar.