Transmetuar më 12-01-2023, 13:06

Zvicër- Është e paimagjinueshme. Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Zvicër, ku protagonistë janë një burrë shqiptar dhe bashkëshortja e tij zvicerane, të cilët janë arrestuar.

Siç raportojnë mediat vendase, çift nga kantoni i Zyrihut ka torturuar për vite me radhë dy nga shtatë fëmijët e tyre. Ngjarja është zbuluar nga mësuesit e shkollës ku shkonin fëmijët, të cilët ishin të mbyllur nga pjesa tjetër, dhe po ashtu kishin shenja në trup.

Për vite me radhë, sipas aktakuzës, fëmijët ushqeheshin shumë dobët kështu që ata ishin nënpeshë. Atyre u duhej të vidhnin ushqim nga fëmijët e tjerë në shkollë ose të kontrollonin tinëzisht për ushqim në shtëpi. Në moshën nën 9-vjeçare, djali peshonte vetëm 18.5 kilogramë, vajza një vit më e madhe më pak se 22 kilogramë.

Nëna madje u ka kërkuar fëmijëve të hanë të vjellat e tyre. Ajo kishte shtyrë kokën e vajzës drejt të vjellave të saj. Djalin madje e kishte detyruar të hante jashtëqitjen e tij. Në një rast, fëmijët ishin detyruar të vinin pelenat e tyre të lagura me urinë në kokë dhe të qëndronin ashtu të heshtur, nga mëngjesi deri natën. Babai i kishte shtyrë njëherë vajzës kokën në tualet dhe e kishte lëshuar ujin.

Shuplakat dhe goditjet me shkop bambuje ishin të rregullta po ashtu. Vuajtjet kanë përfunduar kur djali dhe vajza u vendosën në sektorin e urgjencës të shtëpisë së fëmijëve në fund të vitit 2010 për shkak të abuzimit psikologjik dhe fizik. Fëmijët ishin traumatizuar rëndë dhe kështu, kishin shenja të zhvillimit të vonuar. Ata kanë marrë terapi javore me vite, por gjithashtu duhet të mbështeten nga sigurimi për personat me aftësi të kufizuar, në moshën e rritur.

Sipas vendimit më të gjykatës, nëna duhet të mbahet në burg për 10.5 vjet ndërsa gjykata e qarkut e kishte dënuar me 12 vjet burg. Dënimi me burg i babait është ende 16.5 vjet, pra i njëjtë me atë të dhënë nga Gjykata e Qarkut, bëhet e ditur nga agjencia e lajmeve Keystone-SDA.