Transmetuar më 12-01-2023, 22:18

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur edhe njëherë për përjashtimin e 4 deputetëve demokratë nga grupi parlamentar i PD-së.

Në një intervistë për Syri Tv, Berisha tha se ky ishte një akt personal i Enkelejd Alibeaj, i cili, sipas tij, është nën urdhrat e Edi Ramës.

Berisha tha se në betejën opozitare, Alibeaj nuk ekziston, teksa e gjtihë përballja është me kryeministrin.

Berisha: Kjo parti nuk ka asgjë për të fshehur me elektoratin shqiptar. Ka 1,2,3 persona që shkelmojnë mbi veten e tyre dhe bëjnë lojën e Edi Ramës. Ata nuk janë parti. Nuk përfaqësojnë asgjë përveçse Edi Ramës. Gjykata e këtij vendi, ka vendosur për Kuvendin e 11 dhjetorit. Në botë, nuk ka vend në të cilin ai vendim nuk regjistrohet në regjistër përveçse në Tiranë, me urdhër të Edi Ramës. Ky është ligji.