Transmetuar më 13-01-2023, 11:25

Kosovë- Ngjarje e rëndë në Ferizaj tw Kosovws.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një shkollë, ku tre nxënës kanë ngacmuar seksualisht një shoqe të klasës.

Të miturit dyshohet se kanë prekur nëpër pjesë intime të trupit bashkëmoshataren e tyre, e cila e shqetësuar ka njoftuar mësuesen për atë që ka ngjarë.

Rasti më pas është denoncuar edhe në Polici, ku e mitura në prezencën e prindit të saj ka dhënë deklaratën para hetuesve policorë. Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Ngacmim seksual’.