Transmetuar më 15-01-2023, 13:03

Gjyqtari i Ligës së Dytë angleze, Sam Purkiss, u detyrua të dalë nga fusha e lojës me barelë, pas një goditjeje që mori në kokë.

Gjithçka ndodhi gjatë ndeshjes së Swindon kundër Grimsby të shtunën pasdite (14 janar), ku Purkiss u godit në kokë nga një top dhe mori trajtim në fushë përpara se të largohej me barrelë. Duket se goditja ishte aq e fortë, sa ai nuk mundi as të ecte.

Arbitrit të katërt Gareth Viccars iu kërkua të hynte në fushë për të vazhduar.