Transmetuar më 16-01-2023, 20:43

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kthyer në "kryefjalë" të Kuvendit të Shqipërisë pastruesen Rozeta Dobi. Në fjalën e tij në Foltoren e Kuvendit, Berisha iu kthyer me radhë të gjithë ministrave të kabinetit, duke i pyetur nëse Dobi kishte pastruar në shtëpitë e tyre dhe të kujt ishin 400 mijë eurot që kanë mbetur pa "zot", të cilat u gjetën në banesën e saj.

"Nga këmbët tek koka funksionon me parimet e një vendi të lirë, ku Kuvend u mohon deputetëve të drejtën legjislative, kushtetuese, është shndërruar i tëri në funksion të një njeriu që ka fjalor dhe argument vetëm sharjen si një ordiner. Kam paraqitur ligjin për heqjen e parashkrimit, në çdo parlament tjetër kjo do përshëndetej kur këtë e bën një kryeministër. Por ju nuk guxoni se dini që kreu juaj drejton një organizatë kriminale. Ju nuk guxoni se keni lavatriçe me lekë në shtëpi. Niko ka ardhur Rozeta në shtëpinë tënde ndonjëherë? Të kujt janë mijë euro? ulsi thonë edhe këta të tutë se iu ka hyrë në shtëpi. Ku është Ballkuja? Kanë votuar shqiptarët që ne t’ju kontrollojmë dhe ju bëni gjithçka që të na bllokoni kontrollin. Nuk do të pranohet kjo, thuajani Edi Ramën. Ju kërkoni që të na bllokoni ne. E dini që ka firmosur si të jetë kreu i një organizate kriminale. Ka udhëtuar me aeroplan me dhomë gjumi. Historinë nuk na e bëni. Unë nuk do të merrem me ty, je grua dhe zonjë, do t’ja kthej atij që të menaxhon ty në këtë mënyrë. Edi Rama i stis të gjithë këto. I morët vesh tekat e atij,"-tha Berisha.

FJALA E KRYETARIT TË PD SALI BERISHA NË PARLAMENT:

Të nderuar deputetë, zonja deputete, të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë. Ky parlament është shndërruar në një dhunues madhor, amoral, të kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Ky parlament, për shkak të një personi, i cili ka inkriminuar veten nga këmbët tek koka, funksionon në kundërshtim me çdo parim të parlamentit të një vendi të lirë. Ky parlament u mohon deputetëve të drejtën e tyre legjislative. Ky parlament u mohon deputetëve të drejtën e tyre kushtetuese. Ky parlament është shndërruar i tëri në funksion të një njeriu i cili ka si fjalor të vetëm, argument të vetëm, sharjen si ordiner. Kam paraqitur prej muajsh ligjin për heqjen e parashkrimit për kryeministrin dhe ministra. Në çdo parlament tjetër kjo do të përshëndetej, kur kërkesën e bën një ish-kryeministër. Por ju nuk guxoni, sepse e dini që kreu juaj, kryeson një organizatë kriminale. Ju nuk guxoni sepse i keni mbushur dyshekët, dyshekët, frigoriferët, lavatriçet, kontot dhe raftet me paratë e vjedhura. Ja të ju pyes juve, Niko ka ardhur Rezarta në shtëpinë tënde ndonjëherë. Zonjë ka ardhur tek ti ndonjëherë, të kujt janë 400 mijë euro, Ulsi, se edhe për ty thonë këta të tutë se të ka hy në shpi. Atëherë unë nuk e di. Po Ballukja ku është. Moj zonjë, ne nuk kemi detyrë tjetër, vetëm kontrollin. Ne nuk kemi asnjë tagër tjetër. 620 mijë shqiptarë që kanë votuar kundër jush, kanë votuar për në që të ju kontrollojmë. Kaq kemi ne në dorë. Dhe ju bëni gjithçka që të na bllokoni kontrollin. Ju garantoj, thuaja Edi Ramës, se në mënyrë absolute nuk do të pranohet kjo. Të marrë fund kjo praktikë. Ne nuk duam t’ju bllokojmë asgjë juve. Por ju doni të na bllokoni ne. Sepse ju e dini se ai ka firmosur si kreu i një organizate kriminale. Se ai ka udhëtuar 137 herë me shumë se çdo sheik në botë, me avion me dhomë gjumi. Pra çfarë doni të na bëni ju ne. Po ne histori nuk na bëni. Unë kërkoj nga ju, që rregullat themelore të parlamentit të mos i shkelni. Po ta them këtu, nuk do të merrem me ty, ti je një grua, një zonjë dhe nuk më shkon të merrem me ty në këtë platformë. Por unë do t’ia kthej të gjitha atij në fytyrë. Unë merrem vetëm me Edi Ramën, sepse ai i stis të gjitha këto. Sepse i teket atij 4 deputetë të përjashtohen nga ky grup.