Transmetuar më 21-01-2023, 13:20

Tiranë- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar në faqen e tij zyrtare në “Facebook” për 12-vjetorin e vrasjes së katër qytetarëve në demonstratën e 21 janarit të vitit 2011. Ai thekson se familjarët dhe shqiptarët presin drejtësi, pasi sipas tij e vërteta dihet botërisht, ndërkohë shton se një tjetër fakt ka dalë në dritë për tragjedinë me katër të vdekur.

“Homazhe në pritjen e pafundme që drejtësia të bëjë drejtësi, ndërkohë që e vërteta dihet botërisht dhe një fakt i ri rrëqethës sapo ka dalë në dritë…”, shkruan Rama.

Nga Partia Socialiste, konkretisht Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Erion Braçe kanë kërkuar që vrasjet në demonstratën e para 12 viteve të hetohen nga SPAK. Në demonstratën e 21 janarit u qëlluan për vdekje Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj.