Transmetuar më 21-01-2023, 13:16

Kolesteroli në gjak është armiku numër një i zemrës pasi bllokon arteriet dhe pengon qarkullimin e gjakut.

Për fat të keq rritja e nivelit të kolesterolit ecën në përpjestim me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Duke qenë se mëlçia prodhon mjaftueshëm kolesterol, enzimë që merr pjesë në shumë procese jetike, katandisemi që me një regjim të pashëndetshëm të rrisim nivelet e kolesterolit në gjak.

Për të mbajtur nën kontroll nivelin e kolesterolit duhet të përfshijmë në dietën tonë yndyrna të ngopura si vaji i ullirit dhe ushqime si fruta të thata, bishtajore, etj.

Të pasura me proteina dhe fibra, bishtajoret si fasulet, thjerrëzat, qiqrrat ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit.

Në sajë të fibrave, bishtajoret kërkojnë shumë kohë për t’u tretur e për këtë arsye ju ndiheni më të ngopur kur vakti juaj përfshin ushqimet e lartpërmendura.

Frutat e thata janë të pasura me proteina dhe yndyra të pangopura. Është vërtetuar se konsumi i një grushti arra çdo ditë, ul ndjeshëm nivelin e kolesterolit të keq.

Kolesteroli i lartë, çfarë duhet të dimë

Kolesteroli është një substancë e yndyrshme (lipide) e nevojshme për funksionimin normal të trupit. Ajo prodhohet kryesisht nga mëlçia, por, megjithatë ajo është gjithashtu një substancë që është në përmbajtje të disa ushqimeve. Lipidet e larta të gjakut (hiperlipidemia) mund të ndikojnë për keq në shëndet.

Kolesteroli i lartë nuk shkakton të njëjtat probleme, por rrit rrezikun e sëmundjeve serioze. Për fat të keq, kolesteroli i lartë nuk ka simptoma specifike që mund të shfaqen pas një periudhe të caktuar kohore. Për këtë arsye, një analizë gjaku është e nevojshme për të zbuluar nëse nivelet e kolesterolit tuaj janë brenda kufijve normalë.

Kolesteroli i lartë është një faktor serioz rreziku për sëmundjet e zemrës. Ai mund të prekë si burrat, ashtu edhe gratë dhe zakonisht rritet me kalimin e kohës.

Çfarë është kolesteroli?

Kolesteroli është steroli i pangopur që gjendet në membranën qelizore të të gjitha indeve në trup dhe gjithashtu qarkullon në gjak. Kolesteroli luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e lidhjeve nervore në tru si dhe është i përfshirë në një numër të madh të proceseve biokimike si një lëndë e parë, të tilla si përgatitja e provitamin D3 dhe formimin e hormoneve.

Kolesteroli përftohet kryesisht nga ushqimet të cilat janë të pasura me yndyrna shtazore dhe nivelet e tij të rritura konsiderohen përgjegjëse për formimin e pllakës arterosklerotike në arteriet.

Trupi ka nevojë për këtë lipid të veçantë në sasi të caktuara, në mënyrë që të funksionojë në një mënyrë të mirë. Kur ka kolesterol “të tepërt”, atëherë ai ka tendencë të ngjitet në muret e arterieve të trupit, duke krijuar pllaka arterosklerotike, të cilat pengojnë rrjedhjen ne menyre normale të gjakut.