Transmetuar më 21-01-2023, 16:10

Dibër- Reshje të dendura dëbore në zonat malore të vendit.

Raportohet se reshje me intensitet të lartë po bien në Qafën e Murrizit.

Në baypasin e rrugës së Arbërit janë bllokuar rreth 50 mjete.

Shkak për bllokimin janë autoveturat me goma verore dhe pa zinxhirë.

3 borëpastruese po punojnë por reshjet me intensitet nuk lejojnë zhbllokimin dhe kalimin e mjeteve.