Transmetuar më 22-01-2023, 20:10

Horoskopi javor i Paolo Fox, parashikimet dhe renditja e shenjave të zodiakut për javën e re nga e hëna 23 deri të dielën më 29 janar 2023.

Mund të mos ju duket e vërtetë, por edhe ky muaj janar është në përfundim. Po, sepse koha kalon dhe mes një angazhimi pune dhe një tjetri, tashmë kemi arritur në javën e fundit të këtij muaji të ftohtë.

Por a nuk jeni kuriozë të dini se si do të shkojnë gjërat në planin profesional dhe sentimental? A do të ketë shenja me fat në dashuri dhe/ose në punë? A do të marrë dikush një surprizë të këndshme dhe do ta mbyllë muajin me nota optimiste?

Mjafton të zbulojmë, si gjithmonë, parashikimet e astrologut të dashur Paolo Fox! Pra, le të shohim se zodiakun shenjë pas shenje të publikuar në të përjavshmen DiPiù TV dhe të përkthyer nga noa.al.

Horoskopi javor i Dashit

Katër yje për Dashin. Ata që kanë përfunduar një histori tani duhet të ecin përpara, kurse ata që po përjetojnë një marrëdhënie disi të vështirë nuk u vjen keq për çfarë po u ndodh. Të lindurit në shenjën e Dashit pëlqejnë sfidat, por nga 20 shkurti ajo që lind tani mund të bëhet shumë e rëndësishme. Në sferën profesionale duhet të punoni shumë, por nuk duhet të jeni kaq të nxituar. Hajde, do t’ia dalësh!

Horoskopi javor i Demit

Katër yje për shenjën e Demit. Në dashuri nuk mund të ruani qetësinë, por duhet të mësoni të menaxhoni emocionet tuaja. Kujdes nga polemikat, ndoshta duhet të zgjidhni një problem me ish-in tuaj. Takime të mira në punë, ka projekte, por ato do të bëhen të realizueshme nga maji: mjafton të angazhoheni dhe sigurisht që nuk ju mungon vullneti!

Horoskopi javor i Binjakëve

Tre yje për shenjën e Binjakëve. Duhet të sqaroni diçka në dashuri, veçanërisht nëse keni përjetuar një moment krize me partnerin/en. Nuk mund të jeni të qetë, kini kujdes të martën sepse mund të nervozoheni. Në shkurt përpiquni ta lini veten të çlirohet nga stresi. Në punë nuk ju mungojnë idetë, tani keni gjetur pavarësinë tuaj. Mund të hidhesh në diçka të re, periudha është e duhura!

Horoskopi javor i Gaforres

Katër yje për Gaforren. Afërdita ju ka sjellë disa probleme në sferën sentimentale, nuk dini si të veproni: të këmbëngulni në lidhjen tuaj apo të lini të ikë. Takime të mira, por mos u ktheni në situatat e kaluara që ju kanë bërë të ndiheni keq. Në punë, periudha është e mrekullueshme për ndryshime, duhet të filloni nga e para dhe të rikuperoheni nga një periudhë disi e vështirë!

Horoskopi javor i Luanit

Tre yje për shenjën e Luanit. Në dashuri duhet të ruani qetësinë, nuk mund të hidhni gjithçka me një të rënë të lapsit me nerva të çastit. Afërdita është në kah të kundërt, kështu që kjo është një kohë krize. Por gjithçka varet nga ju dhe nga personi për të cilin jeni të interesuar. Në punë, përpiquni të organizoheni më mirë. Nga ana tjetër duhet të mendoni për shtëpinë, si ta arredoni dhe keni kaq shumë gjëra në mendje!

Horoskopi javor i Virgjëreshës

Katër yje për Virgjëreshën. Në dashuri nuk po kërkoni asgjë, por nuk mund ta lini veten të jeni kaq vetëm ndaj hidhuni në gjueti për dashuri. Nëse jetoni pak nga një histori me gjëra fluturimthi dhe me parimin e "fluturës së majit", ndoshta do ta mbyllni atë derë në fund të muajit. Në punë çdo gjë duhet rishikuar sepse ka ardhur koha për të rikthyer një kontratë. Mundohuni të bëni gjithçka me qetësi dhe të mos nervozoheni!

Horoskopi javor i Peshores

Pesë yje për Peshoren. Në dashuri duhet të përballeni me çdo gjë me qetësi dhe me durim, veçanërisht nëse jeni në lidhje me një person të ri. Venusi është i favorshëm, kështu që gjithçka mund të rifillojë për mirë: pasioni po ringjallet. Në punë, mundësitë janë të favorizuara: Marsi është me ju deri më 25 mars, ndaj nuk përjashtoj rikonfirmimet!

Horoskopi javor i Akrepit

Tre yje për shenjën e Akrepit. Në dashuri nuk ka kuptim të debatoni, por nëse vërtet duhet të sqaroni diçka, më mirë bëjeni javën tjetër. Në punë, situata është e bllokuar – jeni duke pritur për para dhe përgjigje. Përpiquni të realizoni projektet tuaja në mënyrën më të mirë të mundshme dhe bëjeni, mbi të gjitha, midis shkurtit dhe majit!

Horoskopi javor i Shigjetarit

Katër yje për shenjën e Shigjetarit. Në dashuri, nëse nuk jeni shumë të bindur për partnerin/en tuaj, ndoshta ka ardhur koha të flisni qartë dhe e premtja është dita ideale. Beqarët, nga ana tjetër, mund të kenë shanse të reja për t’u hedhur tek emocionet e bukura: hajde, nuk ju mungon sharmi. Në punë do të ketë rezultate, Jupiteri është në anën tuaj dhe përgjigjet që keni pritur do të vijnë, por brenda majit!

Horoskopi javor i Bricjapit

Tre yje për shenjën e Bricjapit. Jeni pak të fokusuar në dashuri, shumë të fokusuar në punë. Dhe je pak të padurueshëm, nuk po e përmbani dot veten. Në punë jeni pak të lodhur, nuk keni besim tek ata që ju rrethojnë, por gjithashtu duhet të kuptoni se nuk mund të bëni gjithçka vetë. Lajmi i mirë, megjithatë, do të vijë: mos u dorëzoni!

Horoskopi javor i Ujorit

Pesë yje për Ujorin. Dashuritë e lindura së fundmi janë intensive, ndonjëherë transgresive dhe ndoshta jeni të pavendosur mes dy historive. Nuk është koha për të bërë zgjedhje të nxituara, mos lejoni që instinktet t’ju udhëheqin për çdo gjë. Në punë jeni pak të shqetësuar, por keni imagjinatë për të vepruar. Kujdes me çështjet që lidhen me shtëpinë: duhet të sqaroni disa gjëra brenda majit!

Horoskopi javor i Peshqve

Pesë yje për Peshqit. Afërdita pas pak ditësh do të jetë në shenjën tuaj, ndaj mund të kënaqeni me pasionin e rindezur sepse takimet janë të favorizuara. Historitë që kanë lindur tani do të bëhen edhe më intriguese në muajin shkurt. Në punë nuk ju mungojnë idetë, ka projekte. Por keni edhe disa dyshime: përpiquni të ruani qetësinë dhe të mos e humbni optimizmin.