Transmetuar më 22-01-2023, 20:31

Në rubrikën “Shihemi në gjyq” nga “E diela shqiptare” kanë ardhur Blerina dhe nëna e saj, Dituria. Dituria është gruaja e dytë e babait të Blerinës me të cilin ka edhe një vajzë tjetër, ndërsa ai ka edhe dy djem nga martesa e parë. Në dasmën e njërit prej djemve, dikush nga fisi i nuses ka pëlqyer Blerinën dhe më pas është organizuar një darkë që ajo të njihet me Fabianin.

Dituria nuk e pëlqeu lidhjen, por u detyrua ta pranonte. Pasi u bë një fejesë në familje, Blerina dhe Fabiani largohen për në Maqedoni ku ai punonte, por kjo nuk zgjati shumë sepse ai tha se nuk mundej ta mbante ndaj e ktheu sërish në shtëpinë e prindërve të tij.

Këtu, Blerina rrëfen për kushtet e vështira ku jetonin. Në kuzhinë flinin vjehrrit e saj me djalin e tyre, ndërsa çifti i ri, i sapolidhur, flinte në sallon i cili ndahej vetëm me një derë.

Blerina: Ishin dy dhoma, ishte salloni dhe kuzhina. Ata flinin në kuzhinë, unë flija… kur vinte Fabiani se Fabiani 1 herë në 2 muaj vinte dhe 2 ditë rrinte. Ato dy ditë që rrinte duhet të merrje dyshekun ttani në krahë, ta mbaje në krahë, ta çoje në sallon poshtë, të flije gjumë, vjehrra do rrinte aty, vjehrri aty dhe kunati, të prisja ata unë deri në orën 1 të iknin që të shtroja të flija gjumë.

Eni Çobani: Flinit bashkë ju, me vjehrrin, me këtë kunatin?

Blerina: Vjehrra flinte në kuzhinë, unë flija në sallon, por kishe frikë të flije me burrin se do hapte derën ajo.

Eni Çobani: Sallonin me kuzhinën çfarë i ndante?

Blerina: Një derë i ndante.

Eni Çobani: Dera rrinte hapur apo mbyllur?

Blerina: Do hapte derën ajo, do kalonte, do ikte në banjë, unë isha aty shtrirë.

Eni Çobani: Kalonte mbi ju që të shkonte në banjë?

Blerina: Kalonte nga unë.

Ardit Gjebrea: Me dyshekun përtokë?

Blerina: Përtokë. Duhet ta merrje në krahë që ta vije nga darka të shtriheshe, ta merrje në mëngjes, ta ngrije. Nuk kishte as tualet që të laheshe.

Pasi Blerina mbeti shtatzënë, jeta nuk u përmirësua aspak sepse vjehrra nuk i plotësonte asnjë nevojë për të cilat ka nevojë një grua që pret një fëmijë. Nusja nuk kishte para të vetat pasi Fabiani ia dërgonte të gjitha të ardhurat nënës së tij.

Ardit Gjebrea: Fabiani sa kohë rrinte në shtëpi dhe sa kohë rrinte në Maqedoni?

Blerina: 3 muaj rrinte andej, 2 ditë vinte këtu dhe ikte prapë dhe thoshin pastaj s’ngel nusja shtatzënë, merrte vjehrra rrobat e mia pastaj, ço në hoxhë, ço andej, ço këtej, s’ngel nusja, s’bën nusja. Si do ngelte nusja? Burri në Maqedoni, unë këtu, me kë do ngelja unë, me vjehrrën do flija?

Ardit Gjebrea: Megjithatë, mbete shtatzënë.

Blerina: Po, mbeta, më mori përsëri në Maqedoni,në Shtator, më tha nuk do të të kthej më, do të të marr. Vajta.

Eni Çobani: Sa ndenje këtë herën e dytë?

Blerina: Një muaj. Bëra vizitat, më çuan te të gjithë doktorët dhe të gjithë doktorët i thanë pse e stresoni nusen, ajo nuk ka asnjë lloj problemi, ju nuk e lini rehat që ajo të ngelë dhe nëse ajo është nën stres, nuk ka për të ngelur. Fati im, Zoti që më ndihmoi, ngela shtatzënë.

Ardit Gjebrea: U gëzuan ata, Fabiani me familjen?

Blerina: Si fillim, ai u gëzua pastaj tha të nesërmen tani ik, se mbaroi puna. Ishte bërë me plan,kishte thënë e ëma lëre shtatzënë ti atë se po ngeli shtatzënë ajo s’ka ku të ikë nga ne, do rrijë me mua, të më mbajë mua, t’i bëja hyzmet vjehrrës. Se vjehrra edhe kosin kur e blinte, e merrte kosin dhe me një kanaçe do shtyje dy javë me atë kosin se do i hidhte ujë, vetëm ujë, po tani do ha ujë unë a do ha kos?/tvklan.al