Transmetuar më 25-01-2023, 11:08

Gazeta spanjolle “El Mundo” ka zbuluar një detaj të ri në duelin e përjetshëm mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, që daton nga koha kur të dy lojtarët luanin në Spanjë.

Futbollisti portugez, gjatë kohës së tij te Real Madridi ishte fiksuar pas rrogës që merrte Messi te Barcelona. Ronaldo, duke e ndjerë veten si futbollistin më të mirë në botë, donte të ishte edhe më i paguari.

Gazeta spanjolle zbuloi gjithashtu një bisedë mes ish-lojtarit të Juventusit dhe presidentit të Barcelonës Josep Maria Bartomeu gjatë një ceremonie çmimesh. Ronaldo i kishte kërkuar më shumë informacion mbi pagën e Messit, përpara se të zbulonte se ajo ishte më shumë se dyfishi i të tijës.

Një zbulim që do ta çonte atë, disa muaj më vonë, të largohej nga Real Madridi për “t’u martuar” me Juventusin. Edhe prej atje iku një vit para mbarimit të kontratës, duke u rikthyer te Manchester United. Por, sikurse dihet, përplasjet me trajnerin Ten Hag bënë që klubi nga "Old Trafford" ta flakte në rrugë portugezin…