Transmetuar më 25-01-2023, 12:28

Ilary Blasi, mbrëmjen e djeshme ishte në Milano me shumë miq në festën e ditëlindjes së Michelle Hunziker, mikes së saj historike dhe partneres së agjencisë.

Tre fëmijët që ajo solli në jetë gjatë martesës me Francesco Totti mbetën në Romë: Cristian, 17 vjeç, Chanel, 15 vjeç e gjysmë dhe Isabel, pothuajse 7 vjeçe.

Në Instagram, ku ka qenë gjithmonë shumë aktive, vajza e dytë e Ilary dhe Francesco ka dashur t’i bëjë një dedikim nënës së saj.

Ajo ka postuar një foto me nënën Ilary të disa viteve më parë dhe ka shkruar: “Para të gjithëve”, shoqëruar me “emoji” e zemrës.

Po kështu, postimin, vajza e ish-çiftit të njohur italian e shoqëron me këngën "Bellissimo". Mëngjesin e sotëm, Ilary ri-ndau me zemër postimin e vajzës së saj, duke pritur të kthehet në Romë dhe ta përqafojë përsëri.