Transmetuar më 25-01-2023, 14:39

Mbiemri i tij është i ish-basketbollistit të madh Shaquille O’Neal, por arsyeja që e lidh Sophie O’Neill me basketbollin dhe NBA është një tjetër.

Në fakt, flirtimi i inskenuar me LeBron James e bëri atë një yll absolut të rrjeteve sociale orët e fundit.

Videoja në të cilën modelja tërheqëse britanike (më shumë se 600 mijë ndjekës në Instagram) shihet duke hedhur shikime intensive dhe djallëzore ndaj yllit të Los Angeles Lakers gjatë ndeshjes kundër Houston Rockets, të cilën ajo e ndoqi “live”.

Kjo video u bë shpejt “virale” në internet. Gjestet që nuk e lanë indiferent kampionin e SHBA-së, i cili më në fund arriti t’i buzëqeshte.