Transmetuar më 26-01-2023, 08:30

Mosmarrëveshjet mes Wanda Nara dhe (ish)partnerit të saj Mauro Icardi nuk ka fund. Çifti më i famshëm i thashethemeve ndërkombëtare është bërë protagonist i një lajmi të ri, që këtë herë ka të bëjë me… zhurmën e motorëve.

Megjithatë, jo ato të një supermakine, por të një avioni (çarteri privat). Icardi, sot pjesë e Galtasaray, kishte kërkuar kujdestarinë e përbashkët të dy vajzave të tij Francesca dhe Isabella për t’i pasur me vete në Turqi.

Nga ana e saj, Wanda vendosi të shkojë dhe të jetojë në Argjentinë. Ish-futbollisti i Interit iu drejtua kështu avokatëve të tij. Pajtimi tani duket më i pamunduar, edhe për këtë arsye.

Më tej, duket se Wanda Nara, sipas asaj që raportuan disa media argjentinase, gjatë qëndrimit të saj me pushime në Punta del Este, është ndjerë shumë në siklet kur ka zbuluar se karta e kreditit i ishte bllokuar.

Icardi i ndaloi gjithashtu përdorimin e avionit privat. Dhe showgirl-i, e inatosur për këtë aferë, vendosi të… fluturojë gjithsesi, por drejt Argjentinës, Buenos Aires, larg Mauritos “së saj”.