Transmetuar më 25-01-2023, 15:34

Një lajm tronditi ambientin e Bayern Munich. Klubi bavarez, pas më shumë se një dekade bashkëpunimi, ka vendosur të shkarkojë trajnerin e portierëve Toni Tapalovic.

Fërkimet nuk lidhen me arsye teknike, por motivimi i shkarkimit iu atribuohet situatave të sjelljes së ish-trajnerit të Manuel Neuer.

Tapalovic ishte kritikuar në javët e fundit për performancën e Alexander Nübel, i cili thuhet se ka mbetur prapa në rritjen e tij profesionale.

Megjithatë, problemet mes Julian Nagelsmann dhe Toni Tapalovic dyshohet se kanë nisur sezonin e kaluar. Nagelsmann ishte i mërzitur nga fakti se disa konsiderata të bëra në dhomën e stafit teknik kishin rrjedhur përmes kapitenit Manuel Neuer në të gjithë ekipin.

Dhe sipas trajnerit Nagelsmann, ndërmjetësi i gjithë kësaj kishte qenë Toni Tapalovic, një “spiun” i vërtetë brenda stafit teknik bavarez.