Transmetuar më 26-01-2023, 08:10

Dani Alves është aktualisht në burg, pasi është përfshirë në një rast sulmi seksual. Fatkeqësisht, ai nuk është futbollisti i parë që ka përfunduar pas hekurave. Gazeta e njohur spanjolle "Marca" ka shqyrtuar raste të tjera të tilla tronditëse gjatë historisë.

Dani Alves

Daniel Alves

Ish-lojtari i Barcelonës dhe Sevilla ka kaluar fundjavën e tij të parë në burg provizor, pa lirim me kusht, me urdhër të kreut të gjykatës numër 15 të Barcelonës për akuzën e përdhunimit të një vajze 23-vjeçare natën e 30 dhjetorit në banjën e klubit të natës “Sutton”.

Ronaldinho

Ronaldinho

Ronaldinho ishte në burg për 171 ditë në Paraguaj për falsifikimin e pasaportës.

Gabriel Cortez

Gabriel Cortez

Ish-lojtari i Sporting u fut në paraburgim në prill 2022.

Adam Johnson

Adam Johnson

Ai u dënua me 6 vite burg për marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Benjamin Mendy

Benjamin Mendy

Ish-lojtari i Manchester City u fut në burg në vitin 2021, i akuzuar për përdhunime të ndryshme dhe sulme seksuale. Ai doli nga burgu në janar 2022, pasi pagoi garancinë. Gjyqi e shpalli të pafajshëm. Semedo

Semedo

Mbrojtësi qendror portugez u largua nga burgu PIcassent pak para se të nënshkruante për Huesca, pas 142 ditësh atje, ku ishte në paraburgim parandalues i akuzuar për krime të dyshuara vrasje në tentativë, lëndime, kërcënime, ndalim të paligjshëm, armëmbajtje pa leje dhe grabitje me dhunë.

Vinicius 'Breno' Broges

Vinicius ‘Breno’ Broges

Në vitin 2011, Breno dogji shtëpinë e tij në gjendje të dehur dhe u dënua me 3 vite burg.

Nizar Trabelsi

Nizar Trabelsi

Tuniziani ishte i lidhur me terrorizmin islamik dhe u dënua me 10 vite burg, pasi ishte bashkëpunëtor në sulmin në Kullat Binjake.

Bruno Fernandes de Souza

Bruno Fernandes de Souza

Portieri kërkoi që partnerja e tij të shkatërrohej. Trupi i së resë nuk u gjet kurrë dhe futbollisti u dënua në vitin 2013 me 22 vite burg.

Juanele

Juanele

Ai kaloi tre muaj në burg për shkelje të urdhrit të ndalimit karshi ish-partneres së tij dhe sulm.

Pedrag Stankovic

Pedrag Stankovic

Ish-lojtari i Hercules ishte në burg në vitin 2009 pas "operacionit Ciklon" për trafik droge.

Jesús Emilio Díez 'Txutxi'

Jesus Emilio Diez ‘Txutxi’

Për të njëjtin “çështje Ciklon” ai u dënua me 9 vite burg.

Freddy Rincon

Fredi Rincon

Ish-lojtari fatkeq i Real Madridit kaloi 123 ditë burg për trafik droge

Lucas Viatri

Lucas Viatri

Lojtari i Boca ishte në burg vetëm për një muaj, pasi ishte përfshirë në sulmin seksual ndaj një parukiereje

Edmundo

Edmund

Ish-lojtari i Fiores u dënua me katër vite burg për një aksident trafiku fatal, por në fund kreu vetëm një vit.

René Higuita

René Higuita

"Më kujtohet që më futën në burg dhe pas tetë ditësh vijnë të më thonë që jam atje për shkak të ligjit kundër rrëmbimit. Më tingëllonte si ‘dorëzo Pablo Escobar dhe nuk ke bërë asnjë krim’. Më prangosën dhe më futën në një helikopter dhe unë kisha një helikopter tjetër që më shoqëronte. Këtë nuk e kanë bërë as me trafikantin më të keq të drogës, ia kanë bërë vetëm René Higuita", – tha kolumbiani.

Peter Storey

Peter Storey

Ai u burgos në vitin 1979 për drejtimin e një shtëpie publike, shpërndarjen e pornografisë dhe falsifikimin e monedhave më vonë.