Transmetuar më 25-01-2023, 17:27

Ndërsa na ndajnë disa muaj nga zgjedhjet vendore të 14 majit, Partia Socialiste vijon punën për organizimin politik. Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS-së.

Bëhet me dije se tema kryesore e diskutimeve janë zgjedhjet e 14 Majit.

Është një mbledhje vijuese për të analizuar sondazhet se kush do të kandidojë në bashkitë e vendit.