Transmetuar më 25-01-2023, 21:12

Në Primen e një nate më parë u diskutua se si duhej të ishte sjellë Xhonatani kur Luizi i tha ‘çohu e hiq rrobat nga krevati im’. Xhonatani u çua menjëherë.

Arbëri e cilësoi si të gabuar veprimin duke i thënë se nuk duhej të kishte vepruar ashtu pas atij ‘urdhëri’.

Por Xhonatani argumentoi se ashtu do të kishte vepruar edhe ai nëse dikush do t’i zinte krevatin.

Ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5” ishte i ftuar Alket Islami. Ky i fundit është babai i Xhonatanit, i cili vetëm pak ditë më parë u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Alketi komentoi rrugëtimin e të birit në “Big Brother VIP2”. Ai foli rreth situatës së krijuar në shtëpi mes Xhonatanit dhe Luizit, duke e vlerësuar si sjellje të duhur atë që bëri i biri.

Sa i përket nominimit të Xhonatanit këtë javë, Alketi e quajti sfidë, te cilat gjithnjë janë të mirëpritura në familjen e tyre.