Transmetuar më 25-01-2023, 21:39

Fushë Arrëz- Gjendet i mbytur në përroin e fshatit një burrë.

Sot Policia është njoftuar nga familjarët e shtetasit Vladimir Kola 49 vjeç, banues në fshatin Fierzë, Fushë Arrëz, se prej 4 ditësh ata kishin humbur kontaktet me njeriun e tyre.

Pas kërkimeve të bëra, në përroin e fshatit Fierzë, Fushë Arrëz, është gjetur pa shenja jete Vladimir Kola.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka rënë aksidentalisht në përrua.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.