Transmetuar më 26-01-2023, 09:51

Dy javë pasi Shakira publikoi këngën ‘Music Sessions Vol. 53’ me Bizarrap, ish-futbollisti Gerard Piqué ka postuar foton e tij të parë në Instagram me Clara Chía, partneren aktuale.

Pavarësisht se ishin publikuar imazhe të tyre së bashku, asnjëri nuk e kishte konfirmuar apo mohuar publikisht lidhjen e tyre, gjë që është konfirmuar edhe me fotografinë që ish-mbrojtësi i Barcelonës ka publikuar.

Në këtë mënyrë dhe pas dy javësh në të cilat Piqué dhe Clara Chía iu janë nënshtruar presioneve të mëdha mediatike dhe thashethemeve të pafundme për lidhjen e tyre, ata iu kanë dhënë fund spekulimeve.

Gerard Piqué confirma su relación con Clara Chía publicando una tierna foto de los dos en su Instagram

Dhe pikërisht biznesmeni Pique tashmë ka dashur të tregojë dashurinë e tij për “flakën” e re me një “selfie” që përgënjeshtron raportimet e krizës, të shpeshtuara javët e fundit, ndonëse të dy ishin parë në të njëjtën makinë.

Clara Chía vazhdon pa pasur rrjete sociale publike, edhe pse pas hapit të rëndësishëm që Pique ka bërë duke publikuar imazhin e parë të të dyve së bashku, ajo mund të bëjë publik profilin e saj në Instagram dhe të ndajë fotot e saj me ish-in e Shakirës.

Ylli i pop-it, më 2 shkurt, datë në të cilën ajo dhe ish-i i saj kanë ditëlindjen, mund të publikojë një këngë të re me Bizarrap ose me bashkatdhetarin e saj Karol G.