Autoritetet policore në Itali u njoftuan për dy trupa të vdekur ditën e djeshme në Casamicciola, në ishullin Ischia.
Viktimat janë gjetur pa jetë në shtëpitë e tyre, teksa në të dyja rastet, vlerësohet se janë vdekje nga shkaqe natyrore.
Dy episodet e trishta nuk janë të lidhura mes tyre.
Vdekjet u shkaktuan, në të dyja rastet, nga arresti kardiak. Prandaj, temperaturat veçanërisht të ftohta të këtyre ditëve nuk kanë asnjë shkak, pasi dy personat jetonin në ambiente komode, tha policia lokale, citon noa.al.
Vdekja e parë, e një 46-vjeçari me kombësi shqiptare, u zbulua nga karabinierët rreth orës 18.30 të ditës së djeshme, e martë 24 janar ndërsa policia nuk vërejti asnjë shenjë dhune.
Nuk është bërë ende i ditur identiteti i tij.
Rreth gjysmë ore më vonë u zbulua vdekja e dytë, një 66-vjeçar.
Policia ndërhyri pas kërkesës së një familjari që nuk mori përgjigje nga burri, duke hyrë në shtëpi, e duke gjetur 66-vjeçarin pa jetë, me gjasë prej disa ditësh të vdekur.