Transmetuar më 26-01-2023, 10:49

Georgina Rodriguez është në qendër të debateve dhe kritikave të ndryshme pas transferimit të Cristiano Ronaldos tek Al Nassr.

Prej disa ditësh në fakt ka pasur spekulime të ndryshme për pamjen e re të mundshme që ajo duhej të kishte adoptuar në një vend me standarde të tjera nga ato europiane.

Megjithatë, ajo që ka ngjallur diskutime orët e fundit nuk ka të bëjë me veshjen e modeles dhe influencueses spanjolle, por me nivelin e saj të gjuhës angleze.

Ditët e fundit ajo ishte e ftuar në "Joy Awards" 2023 në Arabinë Saudite dhe, e pyetur se si ndihej në vendin e ri, Georgina kishte vështirësi të përgjigjej për shkak të problemeve gjuhësore.

Prej këtu kanë rënë si "shi" në rrjetet sociale kritikat e ndryshme si: “Me gjithë paratë dhe kohën që kanë, flasin një anglishte kaq të shkretë”; “Të paktën mund të them që unë flas anglisht më mirë se Georgina”.