Transmetuar më 26-01-2023, 12:59

Tiranë- Një nga autorët e plagosjes së Eder Dorzit në një lokal në Tiranë është arrestuar.

Mësohet se 27-vjeçari me emrin Maren Hoxha në bashkëpunim me Eridon Hasa, i cili ndodhet në kërkim, kanë goditur me thikë 40-vjeçarin, duke e lënë në plagosur rëndë.

Policia informon se ka vënë në pranga njëri nga autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur me datë 21 janar, në rrugën Vaso Pasha.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë ndaluar shtetasin M. H., 27 vjeç, banues në Tiranë.

27-vjeçari, ishte shpallur në kërkim pasi me datë 21 janar, në rrugën "Vaso Pasha", në një lokal, në bashkëpunim me E. H., (aktualisht në kërkim), kanë goditur me mjet prerës E. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.