Transmetuar më 26-01-2023, 19:52

Shkodër- Qyteti i Shkodrës u trondit nga një ngjarje e rëndë pasditen e sotme.

I dyshuar është Zyhdi Shpejtimi 78 vjeç, ka qëlluar me thikë nipin e tij, Bledar Troshani.

Sherri mes tyre ka ndodhur në qendër të qytetit, pranë Drejtorisë së Tatimeve.

Policia informon se ‘rreth orës 18:15, në lagjen “Qemal Stafa”, Z. Sh., ka plagosur me mjet prerës (thikë), B. T., 44 vjeç, të dy banues në lagjen “Kongresi i Përmetit”.

Falë veprimeve të shpejta policore, është bërë e mundur kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, i shtetasit Z. Sh., me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale’.