Transmetuar më 26-01-2023, 20:37

Cërrik- Aksident me vdekje në Cërrik. Makina përplas këmbësorin dhe përfundon në kanal.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, në lagjen nr. 3.

Një automjet aksidentoi me pasojë vdekjen, T. K., rreth 60 vjeç, banues në Cërrik, dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit.

Por policia vendore ka reaguar shpejt, ka kapur dhe shoqëruar në ambientet e DVP Elbasan, E. H., 35 vjeç, banues në Cërrik, si autor i dyshuar i këtij aksidenti.

Ndaj 35-vjeçarit do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me këtë ngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.