Transmetuar më 26-01-2023, 21:20

Dy nga banorët më të komentuar të Big Brother VIP janë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Ata janë parë të afërt që në fillim, edhe pse marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritjet e veta gjatë këtyre ditëve. Mirëpo, duket se ditët e fundit dyshja është më e afërt se kurrë, me Kiarën dhe Luizin duke ndarë çaste të ëmbla me puthje e përqafime të ngrohta.

Megjithatë, pavarësisht afrimitetit të ditëve të fundit, duket se Kiara nuk po ia jep puthjen e shumëpritur Luizit. I pyetur nga ky i fundit, ajo jep arsyet e saj se pse kjo puthje ende nuk ka ndodhur.

Mund të ndjej, por nuk e bëj dot. Kam shumë gjëra në kokë që nuk më lënë ta bëj. Nëse është për ta bërë për çështje loje, nuk do e bëja kurrë, ta them sinqerisht. Do e bëj vetëm nëse do e ndjej dhe nuk është fare momenti në kokën time.