Transmetuar më 27-01-2023, 10:59

Kosovë- Një klerik serb është gjetur i vdekur në ambientet e brendshme të kishës ortodokse në Vushtrri. Policia e rajonit të Mitrovicës thekson se vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri.

“Mbrëmë, rreth orës 22:58, nga ana e familjarëve të viktimës është raportuar se brenda objektit banues që ndodhet brenda hapësirave të objektit fetar ortodoks në Vushtrri, është gjetur pa shenja jete viktima S. Ç., mashkull i moshës 48 vjeçar.

Në cilësi të provave materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë”, thekson policia.

Autoritetet kanë nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave.