Transmetuar më 27-01-2023, 12:26

Tjetër zaef i zi në shtëpinë e Big Brother.

Në shtëpinë e “Big Brother VIP2” duket se nuk do mungojnë në asnjë momentet zarfet e zinj, ku ka dënime për banorët që thyejnë rregullat e Vëllait të Madh.

Kësaj radhe banorët janë dënuar për fikjen e mikrofonave.

“Banorë, për shkak të mosrespektimit të një prej rregullave kryesorë të formatit që është fikja e mikrofonave, që nga ky moment e derisa të mbarojë Big Brother VIP, sa herë që Big Brother do iu thotë ndonjërit prej jush ‘ndiz mikrofonin’ do t’iu zbriten nga çmimi i madh 100 euro”, shkruhej në zarfin e zi.