Transmetuar më 27-01-2023, 13:04

Natën vonë Efi Dhedhes dhe Kiara Tito kanë biseduar në lidhje me Luiz Ejllin.

Moderatoja e njohur shprehet se ka vënë re se sa herë zihet me Luiz Ejllin, e sheh dhe i ndryshon fytyra.

Pjesë nga biseda:

Kiara: E kam vënë re Tean që ka raste që më sheh duke u zënë me Luizin se si…

Efi: Se si i ndryshon fytyra

Kiara: Eeee, po nuk kam dashur ta shoh në këtë lloj…

Efi: Ajo e humbi zemër, aty e kishte dhe humbi me Luizin fare. Aq e kishte Tea domethënë Luizin në fillim, e kishte si shok, por unë kam përshtypjen realisht se edhe i pëlqente vëmendja e këtij. Nuk po e them në mënyrë të keqe, por që e donte vëmendjen dhe e humbi vëmendjen.