Transmetuar më 27-01-2023, 18:09

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në aksin Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Bulgarec.

Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën ndërsa njëra prej të cilave ka përfunduar në kanal.

Mësohet se një grua dhe dy fëmijë ndodheshin brenda mjeteve.

Ata janë dërguar në spital për kontroll dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.