Transmetuar më 27-01-2023, 18:33

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë ku një makinë ka përplasur një biçikletë.

Bëhet fjalë për shtetasin K. G., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin “Peugeot”, ka aksidentuar biçiklistin me iniciale B. V., 62 vjeç.

I moshuari është nisur drejt spitalit të Vlorës ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i makinës është arrestuar nga policia ku dhe priten veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.