Transmetuar më 27-01-2023, 21:09

Një makinë ka përplasur një motoçikletë në Fushë Krujë mbrëmjen e sotme.

Bëhet fjalë për automjetin me drejtues shtatsin V.B 33 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtuese shtetasen F. S., rreth 45 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.