Transmetuar më 27-01-2023, 22:47

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në parkingun e një pallati në Tiranë.

Makina ndodhej në katin e nëndheshëm të pallatit dhe si pasojë vendngjarja është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrugës së Elbasanit, ndërsa zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje ku po punohet për shuarjen e flakëve.