Transmetuar më 28-01-2023, 07:54

Rita Ora më në fund konfirmoi se është martuar me të dashurin e saj Taika Waititi të premten, duke e përshkruar dasmën si ‘perfekte’ dhe një ditë të veçantë për të. Këngëtarja 32-vjeçare, po fliste në “Heart Radio Breakfast” për të promovuar këngën e saj më të fundit “You Only Love Me” pak pasi pozoi ‘topless’ për të festuar publikimin. Rita tha:

Po jam e martuar. Unë jam zyrtarisht jashtë tregut. Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete, por në videon time të re po luaj në atë që mund të kishte qenë.

Ylli, i cili zbuloi se ende nuk ka vendosur nëse do të marrë mbiemrin e bashkëshortit të saj të famshëm, dukej sensacionale teksa pozonte në shtrat. Ajo vazhdoi:

Kur dolën thashethemet është ajo, apo jo? Doja të luaja një lojë. Doja të bëja një dasmë që nuk shkoi sipas planit… kjo nuk do të thotë se kështu ndodhi në të vërtetë. Ishte perfekte. Ishte pikërisht ashtu siç doja unë. Ishte e bukur dhe perfekte. Është mirë t’i mbaj disa gjëra vetëm për vete. Më falni që nuk është aq interesante. Një ditë do të bëj një festë të madhe.

Duke folur për ndryshimin e mundshëm të miemrit ajo pranoi:

Patjetër që kam menduar të marr mbiemrin e tij, por kam punuar shumë për të bërë të famshëm emrin Rita Ora. Nuk e di… Nuk e kam vendosur ende.