Transmetuar më 28-01-2023, 09:31

Pak hapësirë për keqardhje, pak energji për t’u shpërqendruar. Simone Inzaghi pret me padurim ndeshjen e parë të fazës së dytë, teksa synon të ndryshojë qartë një prirje shumë të luhatshme:

"Për fat të mirë, ne menjëherë do të kthehemi në fushë. Unë jam i bindur që ekipi ka shumë dëshirë për hakmarrje, pas ndeshjes së humbur kundër Empolit".

Sipas trajnerit zikaltër, receta për pesë muajt e mbetur të kampionatit është e qartë: "Në fazën e dytë duhet më shumë rregullsi në rezultate pozitive.

Ne jemi pesë ekipe që na ndajnë shumë pak pikë, përjashto Napolin, që po zhvillon një kampionat të veçantë (më vete). Është e nevojshme të shikojmë ndeshjen e radhës, duke pasur parasysh kalendarin shumë të ngjeshur".

Kundër zikaltërve do të jetë Cremonese, në ndeshjen e tretë të Davide Ballardini në këtë stol. Trajneri zikaltër i druhet: "Ky rival i radhës luan përgjithësisht ndeshje të mira. E keni parë ndaj Napolit në Kupë dhe ndaj Juventusit në kampionat, për shembull?!"