Transmetuar më 28-01-2023, 10:18

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka përzgjedhur dy emra të rinj kandidatësh për zgjedhjet e 14 majit për pushtetin lokal. Bëhet fjalë për Bashkinë e Vaut të Dejës dhe Patosin që do të jetë në garë me dy zonja.

Klomentina Drini është kandidatja që do të përfaqësojë PD në zgjedhjet vendore te 14 majit. Ajo ka lindur dhe jeton së bashku me bashkëshortin dhe vajzën në Vaun e Dejës. Drini është pasardhëse e një familje të nderuar dhe që është persekutuar gjatë nga regjimi komunist.

Klomentina Drini

Ajo ka përfunduar studimet e larta në degën e informatikës ndërsa ka marrë titullin master profesionale për degën administrim biznes. Drini ka qenë ne pozicione të larta drejtimi në fushen e administrimit në biznese private por dhe në administratën lokale.

Pranvera Rizai do të jetë kandidatja e PD për bashkinë e Patosit. Rizai rrjedh nga një familje e nderuar dhe e persekutuar gjatë regjimit komunist. Prej vitesh ajo mban postin e kryetares së LDG të Patosit.

Pranvera Rizai Rizai është anëtare themeluese e degës së PD në Patos dhe njihet për kontributin e saj edhe si anëtare e këshillit bashkiak. Ajo ka përfunduar studimet në degën e mësuesisë dhe ato pasuniversitare për Menaxhim Arsimi në UT. Prej shumë vitesh Rizai ushtron profesionin e mësueses dhe së fundmi si mësuese pranë shkollës "Meleq Gosnishti", Patos.